Interakti është një klub i sponsorizuar nga rotary për rininë e moshës 14-18 vjeç. Programi u jep të rinjëve mundësinë të marrin pjesë në projekte argëtuese kuptimplotë duke zhvilluar aftësitë për udhëheqje dhe duke takuar shoqëri të re. Gjatë aktiviteteve shërbyese, interaktët mësojnë rëndësinë e Zhvillimit të aftësive udhëheqëse dhe integritetit personal; të ndihmës dhe respektit ndaj të tjerëve dhengritjen e mirëkuptimit dhe mirëqenjes ndërkombëtare.


Interakti është një klub shërbimesh për të rinjtë nga mosha 14-18 vjeç. Klubet e interaktit janë të sponsorizuara nga klubet individuale rotary, të cilët u  mundësojnë mbështetje dhe këshillim, por klubet e interaktit janë vetëqeverisëse dhe të pavarura.

Ka shumëllojshmëri anëtarësie. Klubet mund të jenë të një gjinie ose të përziera, gjithashtu edhe të vogla ose të mëdha. Baza e anëtarësisë mund të tërhiqet nga një masë nxënësish nga e njëjta shkollë ose nga dy ose më shumë shkolla të të njejtit komunitet.

Çdo vit, klubet e interaktit plotësojnë së paku dy projekte shërbyese, Njëri nga të cilët stimulon mirëkuptimin dhe mirëqenien internacionale. Me anë të projekteve interaktët formojnë një lidhje me
klubet lokale dhe përtej-detare. Dhe gjatë kësaj interaktët zhvillojnë aftësitë udhëheqëse dhe mësojnë vlerën e punës së vështirë.

Si një nga programet më kuptimplotë dhe shpejt-rritëse të shërbimit Rotary, me më shumë se 8600 klube interaktësh në 110 shtete dhe rrethina gjeografike. Interakti është bërë një fenomen botëror.

Interaktët shpesh pasojnë në formacionin e klubeve të Rotaraktit dhe marrin pjesë në ”Rotary Youth Leadership Awards” (RYLA). Interaktorët gjithashtu shpesh aspirojnë të bëhen studenta ”Youth exchange” ose ”Ambassadorial Scholars”.